Kalimi i Kerem Akturkoglu tek Benfika ka rezultuar një hap shumë i suksesshëm.
Menjëherë për turkun Manchester United ka ndezur motorrët, lojtar i cili po i përfaqëson denjësisht ‘’ Shqiponjat ‘’.
‘’ The Red Devilsat ‘’ do të kërkojnë medoemos që ta arrijnë marrëveshjen në merkaton e janarit, i cili po i justifikon 12 milionë eurot e shpenzuara nga presidenti Rui Costa.
Nëse i referohemi moshës së tij duhet theksuar se është një ndër lojtarët më cilësorë në Europë dhe 20 herë kampionët e Premier Leagues s’duan ta humbasin shansin për ta patur pjesë në të ardhmen e afërt.
25 vjeçari në pak kohë ka treguar se e meriton kalimin tek një ekip elite dhe për fatin e tij Manchester United i ka trokitur në derë.
Flitet se oferta për të marrë shërbimet e ishi-t të Galatasaray-t do ti arrijë 40 milionë eurot, shifër e konsiderueshme kjo për arkat e Benfikës, gjithmonë nëse drejtuesit do ti japin dritën jeshile largimit të Kerem Akturkoglu nga ‘’ Estadio Da Luz ‘’.
Pa dyshim që priten të tjerë pretendentë për nxënësin e Bruno Lages, i cili është grumbulluar rregullisht edhe nga traineri i kombëtares Vincenzo Montella.
6 gola dhe 5 asiste në 11 sfidat e para është kontributi i dhënë tek gjigandët e Portugalisë, statistika të cilat evidentojnë se kemi të bëjmë me një lojtar që meriton të merret në konsideratë.



