Dinamo bën një tjetër afrim në merkato. Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar ditën e sotme firmën me mbrojtësin Besir Demiri. Ky i fundit vjen pas një sezoni pozitiv me Kukësin dhe tashmë do të vazhdojë karrierën në kryeqytet.
Në fakt për këtë lëvizje qarkullonin zëra prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi. Ka qenë vetë klubi dinamovit që nëpërmjet faqes së klubit, ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit 26-vjeçar.
Demiri luan si mbrojtës i majtë, por e bën mjaft mirë edhe rolin e mesfushorit. Te Dinamo po punojnë edhe për afrim e të tjera, të cilat do e përforconin akoma edhe më shumë organikën e kryeqytetasve.
“Dinamo vazhdon të kompletojë organikën e futbollistëve. Firma e radhës është lojtari polivalent i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Besir Demiri. 26-vjeçari, pas eksperiencave me klube në Ukrainë, Sllovaki, Maqedoninë e Veriut dhe Superligën shqiptare ka arritur akordin me Dinamon.”, shkruan klubi kryeqytetas.



