Luis Diaz, afër kalimit tek Bayern Munchen

Luis Diaz, afër kalimit tek Bayern Munchen

 Pas interesit të Barcelonës pritej që lista e pretendentëve të Luis Diazit të zgjerohej.

Këtë herë është Bayern Muncheni, gjigand i Bundesligës dhe Europës gjithashtu. 

Pritet një supersfidë në kontinentin e vjetër për asin kolumbian, determinant në katër sezonet e fundit me Liverpoolin. 

Sipas lajmeve të fundit, bavarezët kanë arritur një paraakord me 28 vjeçarin, i cili mund të qëndrojë në ‘’ Allianz Arena ‘’ deri në 2029-tën kundrejt një page prej 14 milionë eurosh në sezon. 

Luis Diaz është një lojtar shumë luftarak, tek i cili spikat niveli teknik dhe shpejtësia dhe në të shumtat e rasteve i fiton duelet me kundërshtarët. 

Mënyra se si luan ekipi i Vincent Kompany pëlqehet nga Luis Diaz, për të cilin presidenca e anglezëve pretendon rreth 80 milionë euro. 

Kapaciteti i ekipit nga Mynihu është shumë i madh dhe ndërkohë protagonisti i historisë është në pritje të ecurisë së negociatave në vijimësi. 

Pas kampionatit portugez dhe atij anglez, ai gjerman mund të jetë prova a rradhës në karrierë, ndër pesë më të rëndësishmit e Europës. 

17 gola dhe 5 asiste në 50 sfidat e sezonit të shkuar, të shoqëruara me një lojë shumë bindëse e kanë lartësuar figurën e lojtarit nga La Guajira, i përzgjedhur edhe nga Nestor Lorenzo tek kombëtarja e ‘’ Los Cafeteros ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy