Manchester City “tris” Evertonit, Real Madrid rimerr kreun në Spanjë

Manchester City “tris” Evertonit, Real Madrid rimerr kreun në Spanjë

Manchester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur 3-0 Evertonin. Sterling në minutën e 44, Rodri në minutën e 55 dhe Bernardo Silva në minutën e 86, i dhanë fitoren skuadrës së Guardiolës, që ngjitet në vendin e dytë me 26 pikë, 3 pikë më pak se kryesuesit e Chelsea. 

Ndërkohë në Spanjë fitore të rëndësishme ka marrë edhe Real Madrid, që mposhti 1-4 Granadan. Golat e Asensio, Nacho, Vinicius dhe Mendy, e rikthyen në krye të renditjes skuadrën e Ancelottit me 30 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Sevilla dhe Real Sociedad. 

Në Serie A, Sassuolo barazoi 2-2 me Cagliari, Bologna u mposht minimalisht nga Venezia, ndërsa Sampdoria triumfoi 2-0 ndaj Salernitana.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy