Ivan Toney në radarët e Manchester United 

Ivan Toney në radarët e Manchester United 

 Me Cristiano Ronaldon në prag largimi , Manchester United ka filluar të bëjë llogaritë për të ardhmen . "The Red Devilsat" do të dëgjojnë oferta për sulmuesin në merkaton e janarit dhe në ‘’ Old Trafford ‘’ ka filluar të mendohet për zëvëndësuesin.

Ivan Toney i modestëve të Brentford prej disa sezonesh po spikat dhe aktualisht konsiderohet një referent në ekipin e drejtuar nga danezi Thomas Frank , fakt që mesa duket i ka mjaftuar Erik Ten Hagut për t’ia vënë gishtin 26 vjeçarit i cili madje është grumbulluar edhe nga numri një i ‘’ Tre Luanëve ‘’ Gareth Sauthgate. Por kjo histori nuk ngelet me kaq sepse edhe Tottenhami është përfshirë në këtë garë dhe momentalisht është i vetmi rival i 20 herë kampionëve të Premier Leagues për Ivan Tonye-n .

Sipas të famshmes ‘ Mundodeportivo ‘ ideja e Manchester United është firmosja menjëherë me ishi-n e Wigan Athletic për të mos humbur kohë drejt arritjes së objektivave dhe rikthimit të anglezëve tek titujt. Patjetër që ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ meritojnë respekt por potenciali ekonomik i tyre i avantazhon  për firmosjen  me golashënuesin e Brentfordit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy