Lazio, goditja e Lotitos është rinovimi i Igli Tares (VIDEO)

Lazio, goditja e Lotitos është rinovimi i Igli Tares (VIDEO)

Lazio mendon për të ardhmen duke ëndërruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. 

Presidenti Lotito ndërkohë ka vendosur që zgjasë kontratën me drejtorin sportiv Igli Tare, të cilit i përfundonte më 30 nëntor, 2018.

Të premten erdhi edhe nënshkrimi mbi rinovimin e kontratës që tashmë skadon në vitin 2020 me një pagë të dyfishuar, pak më shumë se një milionë euro në sezon, me mundësi për dy sezone të tjera, shkruan “Sportmediasset”. 

Një partneritet i rëndësishëm që zgjat për më shumë se dhjetë vjet, e cila është forcuar, dhe përveç fitimit të trofe në vitet e fundit tek Lazio, ka pasur dhe një sukses tek shumë lojtarë, që janë shitur me shifra të majme. 

Nga Keita, Felipe Anderson, deri tek Biglia. Dhe pastaj blerje të goditura si Thoma Strakosha që është një ndër portierët më të mirë në Serinë, apo dhe ajo e legjendës gjermane Klose.

Blerja më e mirë e Igli Tare, të paktën sipas shifrave që rrotullohen rreth emrit të tij, ishte padyshim Milinkovic Savic i zgjedhur nga trajneri i Lazos kur ishte tek Genk. 

Me një pagë rreth 14 milionë euro, sot ai ka një vlerë në treg që është rreth 150 milionë euro. Dhe ai është vetëm 23 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy