
Si duket ky sezon do të jetë i fundit për Oleksandr Zinchenkon tek Arsenali.
Ukrahinasi nuk ka avancuar ashtu siç duhet me ‘’ Topchinjtë ‘’, me të cilët e përfundon kontratën në qershorin e 2026-tës.
Eshtë Interi i Milanos ekipi që ka filluar tratativat për ta transferuar në ‘’ San Siro ‘’ mesfushorin, lojtar që spikat për faktin e të luajturit në disa pozicione.
Megjithatë, rivaliteti tek 13 herë kampionët e Premier Leagues vijon tejet i ashpër dhe fatkeqësisht ka mbetur paksa në prapavijë.
Drejtuesit e zikaltërve do të tentojnë të përfitojnë nga ky fakt për t’ia vënë 27 vjeçarin në dispozicion trainerit Simone Inzaghi gjatë verës së ardhshme.
Eksperienca në Angli, tek një ndër klubet më të famshëm i ka shërbyer për ti ngjitur shkallët në karrierë dhe muajt vijues do të jenë determinantë për të përcaktuar hapin e rradhës.
Sigurisht, fituesit në fuqi të Serisë A janë një ekip që është mësuar me protagonizmin sidomos në Itali dhe mënyra sesi luan ishi i Manchester City-t preferohet nga numri një i stolit.
Pas tre sezonesh në ‘’ Emirates ‘’ përfshirë aktualin, mund të jetë një moment për të ndërruar ambjent, ndoshta tek një ekip i cili në vitet e fundit ka bashkjetuar me titujt.



