Duke filluar nga ora 19:00, do të luhet sfida mes Partizanit dhe Egnatias, e vlefshme për javën e 19-të në Abissnet Superiore.
Dy skuadrat vijnë pas humbjeve dhe do të kërkojnë reagim. Partizani kërkon të përfitojë nga humbja e Tiranës, për t’iu afruar kreut dhe për të vazhduar synimin drejt titullit kampion.
Në krahun tjetër, Egnatia ka ndryshuar trajner dhe Edlir Tetova, do të kërkoja ta nisë me këmbë të mbarë.
Pak minuta para ndeshjes, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Hoxha, Hadroj, Menich, Sota, Atanaskoski, Rrapaj, Matondo, Murataj, Maguette, Mensah, Cara.
Egnatia: Sherri, Fangaj, Agbeckpornu, Malota, Atanda, Musta, Fernando, Zejnullai, Jackson, Paulauskas, Dwamena.



