
Rezultatet e Chelseat në merkato kanë filluar të ndihen . Duke ditur nevojën e firmosjes me një portier që ofron garanci në mungesë të Kepa Arrizabalagës për të cilin Thomas Tuchel nuk është shprehur shumë i kënaqur tashmë është drejt përfundimit të kësaj detyre .
Orët vijuese parashikohet se do t’ia ndezin dritën e shpresës kryeqytetasve në lidhje me portën sepse sipas ‘ Daily Star ‘ janë shumë afër firmosjes me portierin e Fulhamit Marcos Bettinelli. Siç dihet anglezi do ti nënshtrohet kontrolleve rutinë dhe më pas do të vihet nën urdhërat e gjermanit i cili i ngriti në qiellin e shtatë ‘’ Blutë e Londrës ‘’ me fitimin e Uefa Champions Leagues .
29 vjeçari do të jetë alternativa e dytë pas Edouard Mendy dhe e vë automatikisht në rrezik të ardhmen e spanjollit në ‘’ Stamford Bridge ‘’. Ishi i Athletic Bilbaos e ka humbur prej kohësh luftën me francezin , fakt që e ndihmoi Chelsean për të finalizuar sezonin me një sukses që pritej prej kohësh në Londër . Fitimi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube pa diskutim që ia ka shtuar përgjegjësitë Thomas Tuchelit dhe drejtueve për ti bërë mirë detyrat parasezonale me qëllimin e evitimit të gabimeve gjatë rrugës të cilat do ta dëmtonin imazhin e krijuar .
Eksperienca e gjatë në Angli vlerësohet si një plus për të ardhmen tek Chelsea pavarësisht se do ti duhet të derdhë shumë djersë për të bindur tek një skuadër e këtij niveli.



