
Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, është një nga emrat më të kërkuar në merkato, teksa interesimet për të janë të shumta, duke filluar nga Barcelona, Chelsea dhe Juventusi.
Senegalezi ka edhe një vit kontratë me Napolin dhe rinovimi duket larg, çka mund të sjellë edhe shitjen e tij.
Megjithatë kundër largimit të mbrojtësit është trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti. Ky i fundit thuhet se i ka kërcënuar drejtuesit e Napolit, se në rast se ata shesin Koulibaly, atëherë tekniku italian do të japë menjëherë dorëheqjen.
Spalletti, e konsideron mbrojtësin si pikën kyçe të skuadrës për sezonin e ri dhe dëshiron ta mbajë me çdo kusht.



