
Një ndër objektivat e Barcelonës në lidhje me merkaton vijuese do të jetë shitja e sulmuesit Ansu Fati. Dihet që spanjollët nuk po kalojnë një periudhë të mirë në aspektin ekonomik, të cilët do të tentojnë të perforcojnë arkat, për të evituar ndonjë pakënaqësi në të ardhmen. Sipas ‘ Transfermakt ‘ vlera e kartonit të 20 vjeçarit i kalon 35 milionë eurot dhe eksperienca tek Brightoni po rezulton në lartësinë e duhur për lojtarin nga Guinea- Bisau. Duhet theksuar se nën drejtimin e Roberto de Zerbit, Ansu Fati është aktivizuar pothuajse në të gjitha sfidat e anglezëve dhe në disa prej tyre në formacionin titullar. Sipas ‘ Sport ‘ , ‘’ Blaugranët ‘’ duhet domosdoshmërisht të shesin lojtarë për të rikuperuar sadopak nga terreni i humbur në aspektin ekonomik, ç’ka do ta detyronte Xavi Hernandezin të besojë në potencialin e të tjerë elementëve në të ardhmen.



