Milan pëlqen  Yaremchuk

Milan pëlqen Yaremchuk

 Milani vijon të ketë objektiva shumë interesantë për merkaton . Rikthimi në Uefa Champions League mbetet një privilegj për  kuqezinjtë që tashmë janë rifutur në shinat e suksesit . Pikërisht këtë kompeticion Milani e ka fituar 7 herë gjatë historisë dhe mbetet një rival për tu respektuar . Fokusi nuk do të anashkalohet asnjë sekondë as nga Seria A dhe kupa ,  evenimente të cilat e rrisin përgjegjësinë për një ndër klubet më të famshëm në planet . 

Europiani është një trampolinë për shumë lojtarë të njohur apo të sapo zbuluar për tu peshkuar nga të mëdhatë e Europës dhe  është Roman Yaremchuk ai që e ka impresionuar Stefano Piolin .  Sulmuesi ukrahinas që aktivizohet me Genkun në Jupiler Pro i ka rritur shumë kreditet për të qenë pjesë e  Milanit , skuadër që në ditët vijuese ka menduar të bëjë një ofertë konkrete për 25 vjeçarin . Sipas  Calciomercatos opsionet e Milanit nuk kanë mbaruar me kaq sepse u shikua edhe  mundësia e transferimit të Olivier Giroud por ky kapitull tashmë mund të quhet i mbyllur sepse francezi ka arritur rinovimin e kontratës me Chelsean duke e lënë në podium Roman Yaremchuk .  Ky lojtar është një golashënues shumë i rëndësishëm për Genkun dhe potencialin nga i cili karakterizohet e ka demostruar në  43 ndeshje të cilat i ka finalizuar me  23 gola dhe 8 asiste , arritje që duke i shtuar rendimentin e treguar në Europian mbetet një opsion shumë i vlefshëm për Milanin që do të rikuperojë pozicionet e mëparshme në çdo kompeticion pjesëmarrës .

 

         

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy