
Duke filluar nga ora 16:45, do të luhen dy ndeshje të Abissnet Superiore, të vlefshme për javën e 15-të.
Vëmendja më e madhe, është të sfida që do të luhet në “Loro Boriçi”, aty ku Vllaznia pret Kukësin. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin me çdo kusht fitoren.
Të dyja skuadrat njihen për lojën e hapur dhe sulmuese që bëjnë, për këtë arsye është një përballje që premton spektakël.
Sfida tjetër është ajo mes Teutës dhe Egnatias, në një përballje, ku durrsakët vijnë si favoritë dhe do të kërkojnë të marrin me çdo kusht 3 pikët, pasi përballë kanë një kundërshtar në krizë rezultatesh.
Vllaznia-Kukësi/ Formacionet:
Vllaznia: Qarri, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Latifi, Djordjevic.
Kukësi: Tafas, Dragoshi, Marku, Lulaj, Bytyçi, Basa, Gj. Taipi. De Lucas, Sh. Taipi, Feijao, Milunovic.
Teuta-Egnatia/ Formacionet
Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Aleksi, Kotobelli, Acquah, Daja, L.Vila, Kallaku, E.Vila, Gruda.
Egnatia: Puja, Shtubina, Krivanjeva, Krasniqi, Allmuça, Iseni, Silva, Imeri, Çyrbja, Magani, Jackson.



