Zyrtare/ Dinamo bën goditjen e madhe në merkato, merr ish-lojtarin e Skënderbeut

Zyrtare/ Dinamo bën goditjen e madhe në merkato, merr ish-lojtarin e Skënderbeut

Dinamo vazhdon me përforcimet. Klubi kryeqytetas ka njoftuar afrimin e radhës ditën e sotme. Enis Gavazaj është lojtari më i ri i dinamovitëve. Ish-lojtari i Skënderbeut dhe Kukësit, rikthehet përsëri në Superiore, pas një sezoni si pjesë e Prishtinës në Kosovë.

Gavazaj është zyrtarizuar ditën e sotme në ambientet e klubit teksa ka firmosur edhe kontratën. 26-vjeccari shihet si një lojtar i rëndësishëm, ku trajneri Bledi Shkëmbi mund të mbështetet për sezonin e ardhshëm, ku edhe objektivat e skuadrës janë të mëdha.

“ Enis Gavazaj, një tjetër afrim për Dinamon. Blutë kanë nënshkruar sot marrëveshjen me mesfushorin anësor, 26-vjeçarin Enis Gavazaj. Djaloshi nga Prizreni, pas eksperiencave brenda dhe jashtë vendit, rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve, duke premtuar se do të japë më të mirën për skuadrën!”, shkruan Dinamo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy