Liverpool gjen zëvendësuesin e Salah, sytë nga Adama Traoré

Liverpool gjen zëvendësuesin e Salah, sytë nga Adama Traoré

 Përpara një situate tepër të ndërlikuar siç është një largim i mundshëm i Mohamed Salah gjatë merkatos verore, Liverpooli  është përqendruar maksimalisht në gjetjen e zëvëndësuesit ideal të tij. 

Sipas ‘’Daily Mail“ në skenë ka dalë emri i Adama Traorés, evolucioni i të cilit mbetet i jashtëzakonshëm. Pavarësisht se  mbron ngjyrat  e një skuadre të dorës së dytë siç është Wolverhampton, spanjolli i ka magjepsur të gjithë me nivelin e treguar  në fushën e lojës, fakt që i jep plotesisht  të drejtë interesit të “The Redsave”. Karakteristikat premtuese si shpejtësia dhe fiziku imponent i 25 vjeçarit të lindur në Barcelonë, konsiderohen si të  mjaftueshme nga traineri Jurgen Klopp për të perfeksionuar funksionimin e sulmit dhe zëvëndësimit në mënyrën e dëshiruar të egjiptianit Salah.

 Në rast konkretizimi gjatë merkatos verore ky operacion do ti kushtonte Liverpoolit 45 milionë euro , shifër absolutisht e justifikueshme nëse merret parasysh rendimenti për tu patur zili i Adama Traores në tapetin e gjelbër. Ishi i Barcelonës, deri në këtë stad të sezonit numëron 32 takime , një gol të shënuar dhe 1 asist për shokët e skuadrës, duke e shëndërruar figurën e tij në të pazëvëndësueshme .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy