
Objektivi i fuqizimit në të gjitha aspeket është ngulitur fort në mendjen e presidentit të Barcelonës Joan Laporta . Spanjolli u rikthye me shumë entuziazëm në ‘’ Camp Nou ‘’ por që prej asaj kohe kanë ndodhur disa ndryshme tek katalanasit.
Një ndër çështjet më të rëndësishme ishe largimi i Lionel Messit tek Paris St Germain i cili i ka lënë të gjymtuar kuq e blutë në ofensivë . Pavarësisht se ‘’ Blaugranët ‘’ me shumë mundësi s’do të kenë më fatin e të paturit një lojtar si argjentinasi , ideja e Ronald Koeman është gjetja e një pyke për të shtuar produktivitetin .
Flitet për Edinson Cavanin , sulmues që prej shumë sezonesh është afirmuar si një rrezik për çdo kundërshtar . Me një kontratë deri në 2022- shin ecuria tek Manchester United nuk parashikohet shumë favorizueze sidomos pas rikthimit të Cristiano Ronaldos në magjikun ‘’ Old Trafford ‘’.
Përpos këtij objektivi ëndërra e presidencës mbetet mesfushori Dani Olmo , kartoni i të cilit arrin 50 milionë eurot , shifër që momentalisht nuk përballohet nga arkat e Barcelonës. Ndërsa për uruguajanin historia është ndryshe për arsye se është në hapat e fundit të karrierës dhe vlera e kartonit të tij arrin 3 milionë eurot . Megjithatë një ekip si Barcelona nuk mund të ndalet me kaq dhe ka vënë në radarët e saj edhe Raheem Sterling.
Sulmuesi i lindur në Kingston ka humbur shumë terren tek ‘’ The Citiziens ‘’ sidomos pas mbërritjes se Jack Grealish në ‘’ Etihad Stadium ‘’ dhe opsioni i katalanasve mbetet një urë shpëtimi për karrierën e anglezit .
Kontrata e tij përfundon në 2023- shin por drejtuesit e kampionëve të Premier Leagues kërkojnë ti japin një zgjidhje të menjëhershme kësaj situate .
Duke vlerësuar gjendjen e Barcelonës kuptohet se do të kërkojnë një huazim për Raheem Sterling pa përjashtuar ndonjë klauzolë të mundshme për blerjen definitive të kartonit të tij , çështje që do te finalizohet në varësi të rendimentit të ishi-t të Liverpoolit .
Megjithatë s’duhet harruar se Ronald Koeman do të ketë shumë shpejt në dispozicion edhe francezin Ousmane Dembele i cili po rikuperohet nga dëmtimi i pësuar gjatë Europianit.



