FIFA beri te ditur te enjten se ka autorizuar dy lojtare te tjere qe te luajne per Kosoven pasi kane luajtur me pare me fanellen e nje seleksioni tjeter, nderkohe qe Kosova merr pjese per here te pare ne eliminatoret e Boterorit 2018 ne Rusi.
Besart Berisha (Melbourne Victory) dhe Mergim Vojvoda (Mouscron, Belgjike, te cilet kane luajtur me fanellen e Shqiperise, mund te aktivizohen me Kosoven, qe do te shkoje te shtunen ne Turqi per ndeshjen e radhes, beri te ditur FIFA.
Ne fillim te shtatorit, FIFA autorizoi 16 lojtare qe te ndryshojne seleksion per t’u bashkuar me Kosoven.
Mes ketyre lojtareve figurojne futbolliste qe kane luajtur me Shqiperine, por edhe me Zvicren, Gjermanine apo me Norvegjine.



