Serie A, Inter mposht Veronan, Lazio luan “tenis”, Roma ndalet në Bologna

Serie A, Inter mposht Veronan, Lazio luan “tenis”, Roma ndalet në Bologna

Janë mbyllur disa nga ndeshjer e javës së 30-të të Serie A ku skuadra e Inter vazhdon me ecurinë pozitive, pasi mposhtën skuadrën e Veronës me rezultatin e pastër 3-0.

Serinë e golave në "San Siro" e hapi sulmuesi argjentinas që në sekondën e 37-të, me Icardin që mori një asist të bukur nga kroati për ta depozituar topin në rrjetë. Dyfishimi erdhi në minutën e 13-të me dyshen kroate Brozovic-Perisic, me këtë të fundit që mposhti për herë të dytë portierin Nicolas.

Në minutën e 49-të dyshja Perisic-Icardi u thirr sërisht në apel, me bomberin argjentinas që shënoj golin e dytë përsonal dhe 24 në kampionat. Fitore arriti dhe Lazio që mposhti me rezultatin "tenistik" 6-2 Beneventon. Dalja me karton të kuq portierit Puggioni ia bëri më të lehtë misionin fitore kryeqytetasve që kaluan në avantazh me Immobile, por Cataldi vendosi baraspeshën.

Miqtë gjetën golin e avantazhit në fillimin e pjesës së dytë, por rrjetat e Caicedo, De Vrij, Immobile, Lukas Leiva dhe Luis Alberto sigluan shifrat në 6-2. Me këtë fitore, dueli për një vend në Champions mbetet i nxehtë, me Inter e Lazio që i ndan vetëm 1 pikë, me zikaltërit që kanë një takim më pak për të zhvilluar, pikërisht derbin me Milanin. 

Në takimet tjera Atalanta fitoi me Udinese 2-0, Torino mposhti me "poker" 4-0 Cagliarin, Fiorentina likujdoi 2-0 Crotonen, ndërsa Genoa u ndal në barazim 1-1 me SPAL. 

Ndërsa Roma ka barazuar me Bolognan duke arritur të mos marrë më shumë se një pikë duke barazuar 1-1 në transfertë.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Erick Pulgar në minutën e 18’të, barazoi gjithçka Edin Dzeko në minutën e 76’të.

Pas këtij barazimi, Roma ka 60 pikë dhe gjendet në pozitën e tretë në renditje.

Java e 29-të e Seria A do të mbyllet me sfidat Sassuolo-Napoli në orën 18:00 dhe Juventus-Milan në 20:45. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy