
Mbërritja e Sergio Conceiçaos tek Milani sigurisht gjeneroi shumë entuziazëm tek drejtuesit.
Fitimi i Superkupës së Italisë ishte një sinjal se italianët kishin qëlluar në shenjë me ishi-n e Portos por tashmë pas dy muajsh, situata është bërë përkeqësuar.
Këtë fakt e përforcoi edhe humbja në transfertën e Bolognas, e cila pasoi eleminimin e trishtë nga Champions League kundër Feyenoordit.
Megjithatë, ish mesfushori në lidhje me këtë situatë është shprehur:
“ Besoj se kritikat janë të tepërta pasi kam drejtuar mbi 100 ndeshje në Champions dhe kam fituar 13 tituj gjatë karrierës. Situatat e kohëve të fundit më kanë vënë në siklet jo vetëm mua por edhe familjen time dhe nëse drejtuesit nuk më konsiderojnë më pjesë të Milanit do të largohem “.

Por tashmë drejtuesit kanë reaguar, të cilët pëlqejnë Cesc Fabregasin, i cili po bën një punë dinjitoze tek Komo.
Ky lajm është bërë me dije nga ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, i cili do të mbahet mend gjatë sepse pas dy dekadash i ngjiti italianët në elitën e këtij futbolli.
Por nuk mbaron me kaq sepse po analizohet edhe Maurizio Sarri dhe Roberto De Zerbi, të cilët e kanë eksperiencën e duhur për të drejtuar shtatë herë fituesit e Champions Leagues.
Në rastin konkret ish kampioni i Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ po zhvillon aventurën e parë si trainer tek ky ekip modest, i cili i ka vënë jo pak në vështirësi rivalët gjatë këtij sezoni.



