Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka bërë analizën e derbit Tirana-Partizani, që u mbyll në barazim pa gola.
Dede u shpreh se në pjesën e dytë Partizani mori kontrollin e lojës, pasi në fushë u fut Esat Mala, i cili sipas tij i dha freski mesfushës.
“Në një ndeshje 0-0, kuptohet që të dy trajnerët nuk kanë bërë asgjë gabim. Nuk e di sa funksion ka Junior te Partizani. Dueli më i fortë ishte Seferi-Hadroj. Duhet të pranojmë disa momente kur Seferi ishte superior.
Në pjesën e dytë, kur u fut Mala i dha freski mesfushës së Partizanit dhe të kuqtë morën në kontroll lojën. Matondo ishte shumë i mirë. Në të 3 derbit, Xhixha nuk ka lënë shenjë. Ekipet nuk tentuan ta fitonin ndeshjen dhe kjo nuk është gjë e mirë. Te zotërimi i topit prisja më shumë.”



