Atletico ‘’ peshkon ‘’ tek Bayer Leverkusen

Atletico ‘’ peshkon ‘’ tek Bayer Leverkusen

   Ulja e menjëhershme nga froni i La Ligas ka shkaktuar dhimbje koke tek drejtuesit e Atletico Madridit,të cilët po japin maksimumin në këtë merkato verore .

Drejtimi nga një gjigand i trainingut si Cholo Simeone mbetet një garanci për të ardhmen e ‘’ Los Colchoneros ‘’ .

I preferuari i rradhës i argjentinasit është sulmuesi Iker Bravo që mbron ngjyrat e Bayer Leverkusenit. 

Spanjolli po shkëlqen në parapërgatitjet për sezonin 2022-2023 dhe sipas ‘ As ‘ ky fakt mund të përshpejtojë rikthimin në Spanjë , tek një ndër rivalët më të fortë të Barcelonës , ekipit në të cilin u formua.

Aktualisht kryeqytetasit po mendojnë seriozisht se si do të veprojnë në lidhje me këtë rast dhe mundësitë janë huazimi i Iker Bravos ose blerja e kartonit të 17 vjecarit që konsiderohet një ndër lojtarët më premtues të futbollit spanjoll.

‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mund të shëndërrohet në strehën e re të talentit katalan dhe nëse ky operacion do të finalizohet me sukses do të kishte privilegjin të vihej nën urdhërat e një traineri që ka ndryshuar historinë e Atletico Madridit , duke i pozicionuar ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në një ndër ekipet më të fortë të sportit më të ndjekur .

Kërkesat e ishi-t të River Plates janë një detyrim për drejtuesit e spanjollëve të cilët kanë fatin të kenë pjesë të tyre një trainer shembullor, i cili ndër vite ka dhënë maksimumin për ta lartësuar emrin e Atletico Madridit.

 Në sezonin e shkuar Iker Bravo demostroi potencialin në një kampionat me koefiçent shumë kompetitiv si  Bundesliga , me 10 gola dhe 3 asiste në 19 sfida dhe e ka plotësisht të merituar interesin në fjalë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy