Jo vetëm Lukaku, Ramos i ofrohet Romës

Jo vetëm Lukaku, Ramos i ofrohet Romës

Roma siguroi shërbimet e sulmuesit Romelu Lukaku, i cili vjen nga huazim nga skuadra e Chelsea, me mundësi blerje në fund të sezonit.

Megjithatë te berdhekuqtë mund të shikojmë një tjetër emër të madh. Bëhet fjalë për mbrojtësin Sergio Ramos.

Spanjolli u largua nga PSG dhe është në kërkim të një skuadre të re. Emri i mbrojtësit 37-vjeçari së fundmi është lidhur me një kalim të mundshëm te Roma.

Sipas “Calciomercato”, Ramos i është ofruar klubit italian dhe palët janë në bisedime. Verdhekuqtë janë në kërkim të një mbrojtësi, pas largimit të Ibanez dhe dëmtimit të Kumbullës, për këtë arsye spanjolli mund të ishte një zgjidhje e mirë.

Momentalisht problem është vetëm paga e lojtarit, që përfiton 6.5 milionë euro, një shumë që te Roma nuk ia plotësojnë dot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy