Tahiri: Vllaznia bëri përmbysje me karakter ndaj Laçit

Tahiri: Vllaznia bëri përmbysje me karakter ndaj Laçit

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, e quan si një përmbysje karakteri atë të Vllaznisë ndaj Laçit në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Tahiri deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se për Vllazninë nisi çdo gjë keq, por e merituan fitoren.

Unë mendoj, që ishte një fitore e merituar e Vllaznisë. Ishte një përmbysje me karakter nga shkodranët, duke ditur edhe situatën e tyre, ku nuk ishin kualifikuar në Europë, e kishin jetike, sikur të mos mjaftonin këto, pësoi edhe gol që në minutën e 4-t. Kupa është e vështirë për të pasur lojë dhe gola. Ne pamë një ndeshje shumë të bukur. Ekipet ishin të vendosura mirë në fushë. Meritat ndahen për fitimin. Finalja është finale dhe menaxhimi i finales është shumë i rëndësishëm për një trajner.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy