Ish-sulmuesi argjentinas, Ezequiel Lavezzi është sërish në qendër të thashethemeve në Argjentinë, për lidhjen e tij me Natalia Borges. Gazetari argjentinas, Guido Zaffora, ka zbuluar së fundmi se të dashurën aktuale, Lavezzi ia ka marrë një mikut të tij të quajtur Lorenzo.
“Dua t’iu them diçka që nuk e di askush, pasi e kam hetuar. Lavezzi dhe Natalia u takuan për herë të parë në Ibiza, gjatë një darke prej katër personash. Ajo ishte u fejuar me Lorenzo, një mik i ngushtë i ish-futbollistit. Natalia ra në dashuri dhe Lorenzo mbeti vetëm, i braktisur”, u shpreh Zaffora.
Menjëherë pas kësaj, në mendjet e të gjithëve është rikthyer rasti kur Icardi i mori partneren Wanda Nara, mikut të tij, Maxi Lopez.



