Yann Sommer mund të quhet lojtari më i ri i Bayern Munich. Portieri është larguar nga Morussia Monchengladbach dhe do të vazhdojë karrierën në Mynih.
Zvicerani do të marrë vendin e Neuer te Bayern Munich, me portierin gjerman që ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi të pësuar disa javë më parë.
Thuhet se Bayern do të paguajë 8 milionë euro për Sommer dhe portierin e pret një kontratë deri në vitin 2025.
Lojtari i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet te Bayern Munich.



