
Yann Sommer është futbollisti më i ri i Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë, kanë zyrtarizuar marrëveshjen me portierin zviceran.
I afruar nga Gladbach, Sommer do të zëvendësojë Manuel Neuer, i cili u dëmtua dhe mbylli sezonin.
34-vjeçari ka firmosur kontratën që do e mbajë të lidhur me bavarezët deri në vitin 2025. Thuhet se Bayern ka paguar 8 milionë euro për Sommer, ndërsa lojtari ka nisur menjëherë stërvitjen.



