Tottenhami gjen zëvendësuesin e Kane

Tottenhami gjen zëvendësuesin e Kane

   Humbja e luftës për Danny Ings i cili u transferua tek Aston Villa ia vështirësoi disi rrugën Tottenhamit në gjetjen e një sulmuesi ideal . Botërisht dihet se  Harry Kane është drejt largimit nga ‘’ White Hart Lane ‘’  dhe për shërbimet  e tij lufton fort Manchester City. Mungesa në  stërvitjet parasezonale  i ka shtuar dyshimet tek ‘’ The Whites ‘’ për largimin e mundshëm të perlës britanike nga Londra .  

Me të marrë vesh lajmin ,  Nuno Espirito Santo është vënë në lëvizje dhe e ka gjetur zëvëndësuesin e ‘’ Uraganit ‘’ .

Flitet për Andrea Belottin i cili pëlqehet nga shumë skuadra të njohura  përfshi edhe Zenitin dhe  hyrja në luftë e kryeqytetasve e ka bërë edhe më interesante të ardhmen e 27 vjeçarit.   Pavarësisht se gjithçka mbetet e hapur , drejtori sportiv Andrea Paratici nuk ka preferuar të rrezikojë  dhe synon ta mbyllë shumë shpejt këtë operacion për ti ofruar një variant Nuno Espirito Santos në sulm .

Sezonet e zhvilluara me  Torinon  dhe sidomos suksesi i arritur me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ e ka bërë figurën e italianit shumë të preferuar dhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’  mbeten një opsion interesant  për vijimin e karrierës nga Andrea Belotti . 

Sulmuesi i skuadrës ‘’ Granata ‘’  përpos suksesit me Italinë ka ditur të bëjë mirë edhe me Torinon  dhe e finalizoi sezonin  me 13 gola në 36 ndeshje duke treguar se mbetet një ndër sulmuesit më të frikshëm të Serisë A  .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy