Real Madridi ritenton për Bellingham

Real Madridi ritenton për Bellingham

  Fiksimi i Real Madridit për Jude Bellingham vijon ti mbajë në lojë kryeqytetasit për mesfushorin e Borussia Dortmundit.

‘’ Verdhezinjtë ‘’ ndihen të privilegjuar për faktin e të pasurit në skuadër një lojtar si anglezi por ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë nisur ofensivën për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

19 vjeçari është shëndërruar në një referent në metrat e fundit dhe mendohet se do të jetë një ndër risitë e të ardhmes në futbollin europian .

E ardhmja e Jude Bellingham mendohet tejet e suksesshme dhe besohet se do të jetë një lider edhe në kombëtaren e ‘’ Tre Luanëve ‘’.

Kontributi i çmuar i Carlo Ancelottit tek ‘’ Los Blancos ‘’ e detyron Florentino Perezin të investojë fuqishëm në merkato për të vijuar rrugëtimin e skuadrës së zemrës në shinat e suksesit , në çdo kompeticion.

Historikisht Real Madridi është karakterizuar  si një ekip i cili në çdo sezon synon majat dhe me një teknik si ishi i Milanit entuziazmi sa vjen e shtohet në kampin kryeqytetas.

Negociatat së fundmi ndërmjet spanjollëve dhe gjermanëve janë bërë më intensive dhe në favor Real Madridi ka të tashmen dhe të kaluarën brilante , fakt i cili bind çdo lojtar për tu bërë pjesë e gjigandëve të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy