
Krahu i djathtë i mbrojtjes vijon të jetë një ndër shqetësimet kryesore të Carlo Ancelottit.
Me vetëm Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez në dispozicion, përfshirë edhe Alvaro Odriozolan , i cili është i huazuar tek Fiorentina , drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ kanë filluar të mendojnë për prurje të reja gjatë verës.
Reece James konsiderohet një ndër të preferuarit e trainerit italian , ndër me cilësorët në këtë pozicion , të cilin e pret një e ardhme e ndritur.
Performanca e 23 vjeçarit ndikoi në suksesin e Chelseat me fitimin e Champions Leagues në të kaluarën nën drejtimin e Thomas Tuchelit , lojtar që në sezonin e kaluar kontriboi tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ me 3500 minuta lojë.
Sipas specialistit të merkatos Ekrem Onur , manjati Florentino Perez ka bërë gati çekun prej 70 milionë eurosh për Reece James, i cili në aktualin po shfaq një rendiment për tu patur zili, i kanalizuar në 2000 minuta lojë deri më tani dhe për spanjollët do të jetë një sfidë e vështirë për transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për arsye të rëndësisë tek anglezët .



