Institucioni i futbollit, UEFA ka përcaktuar të gjitha shpërblimet që do të marrin kombëtaret pjesëmarrëse në Euro 2016. Fituesja e këtij kompeticioni pritet të marrë plot 27 milionë euro e cila është një shifër më e lartë se ajo e Europianit të vitit 2012 e cila u fitua nga Kombëtarja spanjole, 3 milionë euro më shumë.
Në total shifra që pritet të shpërndahen nga UEFA për gjithë skuadrat pjesëmarrëse është 301 milionë euro. Te gjitha skuadra, përfshirë këtu edhe përfaqësuesen tonë Shqipërinë, pritet të marrin nga 8 milionë euro për pjesëmarrjen në fazën e grupeve.Në grup çdo fitore do të shpërblehet me 1 mln euro ndërsa barazimi me 500 mijë euro. Ndërkohë, nëse kualifikimi për në fazën tjetër, automatikisht ekipet fitojnë nga 1.5 milionë, ndrësa më pas për kualifikimin e mëtejshëm 2.5 milionë dhe gjysmëfinalistët do të përfitojnë nga 4 milionë.



