Xhixho: Me Sivinjon ka entuziazëm dhe impenjim, Mehmeti ishte super lojtar

Xhixho: Me Sivinjon ka entuziazëm dhe impenjim, Mehmeti ishte super lojtar

Gazetari Pano Xhixho, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për stërvitjet e para të trajnerit të ri të Kombëtares, Silvinjo.

Sipas Xhixhos, është rikthyer entuziazmi në Kombëtare, ndërsa shtoi se të gjithë lojtarët janë të impenjuar. Nga stërvitjet e ndjekura, atij i ka lënë përshtypje Anis Memheti, që sipas tij ishte një super lojtar.

Flasim në teori dhe jemi prag-ndeshje. Në stërvitjet e Silvinjos është fakt se ka një entuziazëm. Ka një impenjim maksimal, diçka që nuk e shikoja në stërvitjet e fundit të Rejës. Kemi mungesa të rëndësishme, sidomos në mbrojtje. Portierët nuk kanë pasur minuta. Silvinjo nuk kishte një miqësore për të parë lojtarët. Mendoj se mund të bëjmë diçka pozitive.

Kujtojmë De Biasin, në Portugali shkuam me një trajner gjysmë të larguar. Ndodhi që ne fituam. Ishte një ndeshje sakrifice dhe fituam. Kështu është futbolli. Me atë që po shikojmë, ku është një stërvitje me impenjim maksimal nga lojtarët. Silvinjo do e ketë të vështirë të bëjë formacionin. Anis Mehmeti ishte një super lojtar, që do të kërkojë një vend në formacion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy