
Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij triumfoi 1-2 ndaj Partizanit.
Deliallisi u shfaq i kënaqur, ndërsa deklaroi se emri i kundërshtarit e motivoi skuadrën vetë.
Ishte një ndeshje e studiuar maksimalisht, gjatë gjithë kohës, përveç te rasti i golit të pësuar.
Ishte një mungesë përqendrimi kur pësuam golin. Por para se të shënonte Partizani kishim një rast flagrant për të shkuar 0-3. Ishte një mungesë përqendrimi, por në momentin që morëm masat me hyrjen e Kacbufit dhe Kotes, jam jashtëzakonisht i kënaqur. Niveli i lojës ngeli po aty, mos të them që u rritën dhe nga gjendja fizike.
Emri Partizan të motivon vetë, nuk ka nevojë për motivim. Kukësin dhe Teutën i kemi dominuar, por nuk morëm rezultate.
80-90% e ekipit nuk do largohet. Do ishte fatale nëse ne do të na gënjejë mendja për diçka më të madhe. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë më fortë sepse nuk kemi arritur asgjë. Nuk mendoj se do jetë ky kampionat dhe në dy fazat e tjera.



