Skuadrat shqiptare në Europë, Duka: Kam besim se mund të kualifikohen më tej

Skuadrat shqiptare në Europë, Duka: Kam besim se mund të kualifikohen më tej

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar ecurinë e skuadrave shqiptare në Europë. Duka shkruan se është besimplotë, se ekipet shqiptare do të kualifikohen më tej, ndërsa shton se i kanë cilësitë për të luajtur si të barabarta me kundërshtarët. “Dëshiroj ti uroj shumë suksese skuadrave tona në Champions & Conference League, në nisje të javës që i çon te ndeshjet e kthimit. Me mbylljen e ndeshjeve të para, ku patën mundësi të njohin më mirë kundërshtarët, jam besimplotë se skuadrat tona do të arrijnë të sigurojnë kalimin për më tej. Kanë të gjithë potencialin dhe cilësitë për tu përballur si të barabartë e të nderojnë futbollin tonë në arenën ndërkombëtare.”, shkruan Duka. Ndeshja e kthimit e Partizanit ndaj Bate Borisov në Champions League dhe ajo e Egnatias ndaj Ararat në Conference League, do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në MCN TV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy