Kroaci-Skoci dhe Çeki-Angli, trajnerët zgjedhin formacionet zyrtare

Kroaci-Skoci dhe Çeki-Angli, trajnerët zgjedhin formacionet zyrtare

Luhen duke filluar nga ora 21:00, dy ndeshjet e Euro 2020, të vlefshme për Grupin D, Kroaci-Skoci dhe Çeki-Angli. Padyshim vëmendja më e madhe është te sfida mes  Kroacisë dhe Skocisë, pasi fitorja është detyrim për të dyja kombëtaret. Këto kombëtare kanë grumbulluar nga 1 pikë pas 2 ndeshjeve të para dhe sot do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të marrë vendin e tretë dhe për të shpresuar te kalimi më tej.

Nga ana tjetër, Çekia dhe Anglia kryesojnë me nga 4 pikë dhe të dyja skuadrave do i bënte punë edhe një barazim, pasi do të arrinin të kalonin për në fazën e 1/8-ve. Pritet që të dyja ndeshjet të dhurojnë spektakël, për të mbyllur grupet në mënyrën më të mirë të mundshme. Për sa i përket formacioneve, trajnerët nuk kanë bërë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke i besuar përsëri të njëjtëve lojtarë, me vetëm ndonjë lëvizje të vogël.

Standings provided by SofaScore LiveScore

FORMACIONET ZYRTARE:

Çekia: Vaclik; Coufal, Kalas, Celustka, Boril; Holes, Soucek; Masopust, Darida, Jankto; Schick.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaë; Rice, Phillips; Saka, Grealish, Sterling; Kane.​

Kroacia: Livakovic, Juranovic, Lovren, Vida, Gvardiol, Brozovic, Kovacic, Vlasic, Modric, Perisic, Petkovic.

Skocia: Marshall, McTominay, Hanley, Tierney, O’Donnell, Armstrong, MvGinn, McGregor, Robertson, Dykes, Adams.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy