Arsenali insiston për Declan Rice

Arsenali insiston për Declan Rice

 Shkëlqimi i Declan Rice me West Hamin  po e përforcon idenë se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës , kryesisht në Premier League .

Shumë ekipe të njohura asnjëherë nuk kanë reshtur së menduari për anglezin , për të cilin londinezët pretendojnë të arkëtojne 100 milionë euro.

Drejtuesit e Arsenalit janë shprehur të gatshëm për të plotësuar kërkesat e atyre të West Hamit  me qëllimin  e parakalimit të Chelseas dhe Liverpoolit dhe ta transferojnë mesfushorin në ‘ Emirates ‘.

Verën e kaluar 24 vjeçari ishte shumë afër kalimit tek ‘’ Topchinjtë ‘’ por ‘’ The Hammers ‘’ arritën të ndalonin largimin e një ndër më të mirëve të David Moyes.

Ndoshta historia do të rezultojë ndryshe në fundin e sezonit, për një lojtar i cili me nivelin e treguar pa dyshim e meriton kalimin tek një ekip elite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy