Mancini: Ndeshja më e rëndësishme në karrierë, Kumbulla na tha se shqiptarët do përkrahin Romën

Mancini: Ndeshja më e rëndësishme në karrierë, Kumbulla na tha se shqiptarët do përkrahin Romën

Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini, ka folur në konferencë për shtyp, një ditë para finales në Conference League, me holandezët e Feyenoord.

Mancini deklaroi se kjo është ndeshja më e rëndësishme për të në karrierë, ndërsa shtoi se do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Italiani zbuloi se mbrojtësi Marash Kumbulla, iu ka thënë lojtarëve të Romës, që tifozët shqiptarë do të mbështesin verdhekuqtë në finale.

Nuk duhet të brengosemi për asgjë. Nuk duhet të kemi frikë asgjë. Feyenoord ka cilësi në mesfushë dhe në sulm. Ne do të tentojmë të bëjmë më të mirën. Shanset janë 50 me 50. E dimë se çfarë duhet të bëjmë.

Ajo çfarë ka rëndësi për ne mbrojtësit është të shikojmë dhe të kujtojmë se çfarë do të bëjë kundërshtari. Duhet të jemi të qetë. Gabimet e vogla mund të bëjnë diferencën. Duhet t’i mbajmë sulmuesit e skuadrës kundërshtare sa më larg. Ata do të jenë të fokusuar maksimalisht. Tifozët kanë qenë unikë, na kanë ndihmuar që të vazhdojmë këtë udhëtim. Çfarë mund të bëjmë për ta është të japim gjithçka dhe të fitojmë. Kemi fituar në Torino, nesër në mbrëmje është finalja. Ne do të luajmë ndoshta 5 orë të tëra, do të jetë ndeshja e fundit, nuk duhet të ndjejmë lodhje.

Marash Kumbulla na ka thënë që tifozët shqiptarë do të përkrahin Romën, jemi shumë të gëzuar për këtë.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme për mua. Kam luajtur edhe me Atalantën në finalen e Kupës së Italisë, por finalet europiane janë tjetër gjë dhe jam i lumtur për këtë finale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy