Duka: Urime Teutës për titullin kampion, presim përfaqësim të mirë në Europë

Duka: Urime Teutës për titullin kampion, presim përfaqësim të mirë në Europë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar Teutën, pasi u shpallën kampionë. Nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e tij në “Facebook”, Duka uron klubin dhe tifozët durrsakë për fitimin e titullit kampion. Presidenti i FSHF shkruan se pas festës është koha që te Teuta t’i rikthehen punës, për të bërë një përfaqësim të mirë në Kupat e Europës.

“Urime Teuta! Të dashur miq, dua ti përcjell urimet e mia më të mira KF Teutës për titullin Kampion të Shqipërisë, në fund të një sezoni emocionues dhe plot rivalitet. Sot meritojnë të festojnë të gjithë: futbollistë, staf, drejtues, tifozë durrsak kudo ndodhen. Një urim i veçantë shkon për presidentin Hasanbelliu, arkitektin dhe investitorin e kësaj skuadre. Pas festës është koha për t'ju rikthyer punës, për të bërë një përfaqësim të mirë në garat Europiane”, shkruan Duka.

Teuta fitoi titullin kampion pas 27 viteve pritje, pasi për herë të fundit e kishin fituar në sezonin 1993-1994.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy