Cikalleshi protagonist në Turqi, shënon dopietë dhe i jep fitoren Konyaspor

Cikalleshi protagonist në Turqi, shënon dopietë dhe i jep fitoren Konyaspor

Sokol Cikalleshi është rikthyer të jetë protagonist në kampionatin turk, aty ku aktivizohet me skuadrën e Konyaspor. 

Sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar dopietë golash ditën e sotme, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me shifrat 0-2. Kavajasi u shfaq në formë të shkëlqyer ndaj Goztepe, teksa fillimisht shënoi në minutën e 25, falë asistit të Gurler, me këtë të fundit që dha sërish asist në golin e dytë të shqiptarit në minutën e 72. 

Një fitore shumë e rëndësishme kjo e sotmja për Konyaspor, pasi i ngjit në vendin e tretë me 23 pikë, po aq sa Hatayspor i vendit të dytë. 

Kështu Cikalleshi vjen në formë të shkëlqyer në Kombëtare për dy ndeshjet e radhës, ndaj Anglisë dhe Andorrës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy