Bënë testin për Covid-19, del rezultati për futbollistët e Tiranës

Bënë testin për Covid-19, del rezultati për futbollistët e Tiranës

Futbollistët e Tiranës kanë rezultuar negativë pas kryerjes së analizave për Covid-19.

Tirana u detyrua të kryejë testin e tamponit pas ndeshjes së mesjavës në Ballsh ndaj Bylisit.

Pas problematikave të shkaktuara në fillim të sfidës, ku Instituti i Shëndetësisë kërkoi futjen në karantinë të skuadrës mallakastriote prej pozitivitetit të futbollistit Qardaku, tani radhën e patën kryesuesit e kampionatit.

Ministria e Shëndetësisë i dorëzoi një shkresë zyrtare klubit bardheblu, ku e njoftonte se i gjithë ekipi duhet t’i nënshtrohet testit të tamponit.

Kjo, pasi futbollistët dhe stafi ishin të ekspozuar ndaj Covid-19 gjatë ndeshjes në Ballsh.

Analizat u kryen të shtunën, vetëm pak orë përpara ndeshjes në Gjirokastër me Luftëtarin.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy