Kategoria e Dytë/ Flamurtari dhe Labëria fitojnë me spektakël, zhgënjen Elbasani

Kategoria e Dytë/ Flamurtari dhe Labëria fitojnë me spektakël, zhgënjen Elbasani

Kategoria e Dytë zhvilloi këtë fundjavë ndeshjet e xhiros së 6-të.

Në Grupin A, Murlani shkatërroi me shifrat e thella 5-0 Bulqizën, ndërsa Gramshi mposhti 0-3 në transfertë Internacionalin.

Oriku mori një fitore shumë të vështirë, teksa mposhti minimalisht Shënkollin jashtë, ndërsa Ada u mposht në shtëpi nga Veleçiku me shifrat 0-2. Iliria triumfoi 2-0 ndaj Klosit, ndërsa Elbasani u mposht 1-3 nga Luzi.

Në Grupin B, Flamurtari nuk fali ndaj Këlcyrës, duke triumfuar me shifrat e thella 5-0. Fitore me goleadë ka korrur edhe Sopoti që mposhti 4-0 Tepelenën. Gramozi mposhti me vështirësi 3-2 Përmetin, teksa me të njëjtin rezultat fitoi edhe Albpetroli ndaj Naftëtarit.

Labëria fitoi supersfidën ndaj AF Luftëtari me shifrat 4-2, ndërsa Devolli mposhtu në transfertë Memaliajn.

REZULTATET:

Grupi A:

Elbasani-Luzi 1-3

Shënkolli – Oriku 0-1

Internacional – Gramshi 0-3

Ada – Veleçiku 0-2

Murlani – Bulqiza 5-0

Iliria – Klosi 2-0

Grupi B:

Memaliaj-Devolli 0-2

Labëria-Luftëtari 4-2

Naftëtari-Albpetrol 2-3

Gramozi-Përmeti 3-2

Sopoti-Tepelena 4-0

Flamurtari-Këlcyra 5-0

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy