Tifozat dhe Mediat e United kryqëzojnë Ibrahimoviçin

Tifozat dhe Mediat e United kryqëzojnë Ibrahimoviçin

Erdhi me shumë bujë tek Manchester United ku dhe në debutimin e tij arriti që të bëjë paraqitje spektakolare.

Bëhet fjalë për sulmuesin suedez Zllatan Ibrahimovic i cili pas ndeshjes së humbur kundër Chelsea me rezultatin 4-0 është vënë në qëndër të kritikave.

Kjo pasi Ibrahimovic cilësohet si pika më e fortë e “Djajve të Kuq” në sulm por deri më tani nuk ka arritur që të bëjë diferencën sidomos në ndeshjet decisive.

Suedezi deri tani ka shënuar 6 gola me fanelën e “Djajve të Kuq”, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit nuk ka shënuar asnjë gol.

Kjo ka bërë që mediat dhe tifozat e kuq ta vendosin në qëndër të kritikave duke kërkuar që të mos jetë më titullar.

“Manchester Evening News” ka shkruar duke I bërë apel trajnerit Jose Mourinho që të lërë në stol suedezin dhe në vendin e tij të aktivizojë Rashford ose Martial./F.B, TemA TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy