Tashmë është zyrtare, Barcelona i beson drejtimin e skuadrës Ronald Koeman, edhe për sezonit tjetër. Ka qenë vetë presidenti i klubit, Joan Laporta, i cili ka thënë se tekniku holandez do jetë në drejtimin e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.
Në këtë mënyrë merr fund edhe telenovela për trajnerin e Barcelonës, pasi kohët e fundit është folur shumë mbi një largim të Koeman. Pasi mbyllën gjithçka stolin, tashmë katalanasit punojnë për ndërtimin e një skuadre cilësore, për të synuar fitimin e trofeve për vitin tjetër.
Koeman do të ketë një dorë të rëndësishme në lëvizjet që do bëhen në skuadrën e Barcelonës në merkato. Vlen të theksohet se deri tani Barcelona ka bërë 3 afrimet e para. Bëhet fjalë për sulmuesin Kun Aguero dhe mbrojtësit Eric Garcia me Emerson Royal.



