Vendimet për Dukën, Zekaj: Haga të vijë të na marrë shembull

Vendimet për Dukën, Zekaj: Haga të vijë të na marrë shembull

Analisti Xhevdet Zekaj, nuk është dakord me vendimet e Gjykatës, që ka pezulluar nga detyra presidentin e FSHF, Armand Duka dhe sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Zekaj me ironi deklaroi se Haga duhet të vijë të marrë shembull në Shqipëri, si merren vendimet brenda pak ditëve. Sipas tij, kur UEFA-s, i preket institucioni nuk të fal dhe të jep dënim shembullor.

Në rastin e Rusisë dhe Shqipërisë, ka një ndryshim të madh. Nëse në Rusi dënohen klubet, në Shqipëri dënohet Federata. Këtu përjashtohet Federata.

Jam dakord që futbolli zgjodhi, por për ccfarë bëhet kjo?! Dënohet Duka si person publik. Këta që kanë kërkuar kocka, kanë marrë edhe atë tjetrën nga prapa. Duka dënohet për diçka që nuk është objekt i punës së tij.

Këtu duhet të vijë Haga për të marrë shembuj, sesi merren vendime për 3-4 ditë, mbi 20 vendime. UEFA i cenohet produkti dhe institucioni dhe nuk fal në këtë drejtim. Mund të të lënë në kampionat të bësh çfarë të duash, por kur iu cenohet dinjiteti, nuk të tolerojnë dhe të japin dënim shembull.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy