Strakosha zëvendëson Buffonin te Juve?

Strakosha zëvendëson Buffonin te Juve?

Wojciech Szczesny është vënë plot 4 herë mes katërkëndëshit të Juventusit gjatë këtij sezoni, duke pësuar dy gola. Portieri i bardhezinjve, i ardhur nga Arsenali për një shumë rreth 15 mln euro, është aktivizuar ndaj Chievos, Fiorentinës, Spalit dhe Beneventos, e për fatin e tij të keq, ato dy gola i ka pësuar pikërisht me dy kundërshtarët e fundit, që janë ngjitur këtë sezon në Serie A.

Edhe pse pati dy paraqitje të mira ndaj Chievos dhe Fiorentinës, në dy sfidat e fundit të luajtura prej tij ka bërë dy gabime të pafalshme, duke dhënë “kontributin” e tij të pavullnetshëm në golat e shënuara nga Spali dhe Benevento.

Szczesny “akuzohet” se kishte vendosur keq, ose shumë keq, murin mbrojtës në goditjen e dënimit të ekzekutuar nga Ciciretti, gjatë sfidës mes Juventusit dhe Beneventos, që u mbyll në 45-minutëshin e parë në avantazh për miqtë, edhe pse rezultati në fund u përmbys nga bardhezinjtë.

Si është e mundur të bëhet një gabim teknik kaq i rëndë nga një portier ekspert, i cili deri më sot ka luajtur 38 ndeshje në Champions League dhe 31 të tjera me kombëtaren e Polonisë?

Kjo është pyetja që ngre dilemat në ambientin e tifozëve bardhezi, nëse është apo jo i duhuri portieri polak për të pasuar veteranin dhe legjendën Gianluigi Buffon. Edhe pse Juventusi thuhet se do t’i besojë ende polakut, pasi nuk mund ta “ndëshkojnë” vetëm për dy gabime, thashethemet mbi pasuesin ideal të Buffonit janë rikthyer, shkruan TCH.

Mes objektivave rikthehet Jan Oblak i Atleticos së Madridit. Megjithatë, portieri slloven ka një klauzolë prej 100 mln eurosh, që e bën Juven të frenohet. Por “Zonja e vjetër” ka edhe disa alternativa të tjera, duke nisur nga Alphonse Areola i PSG-së, Alban Lafont i Tuluzës, e deri te Thomas Strakosha i Lacios.

Të gjithë këta të fundit janë profile portierësh në moshë të re, që do të mund të marrin mbi shpatulla “barrën e rëndë” të trashëgimisë së Gigi Buffonit. Ndoshta do të duhet të presim deri në fund të sezonit aktual, me Juven që i ka besuar përkohësisht Szczesnyt, por vitin tjetër duhet gjetur me çdo kusht pasuesi i legjendës bardhezi. 


 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy