
Liverpool mori një fitore të rëndësishme, teksa mposhti me shifrat e thella 0-4 skuadrën e Bournemouth në transfertë.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën skuadra e Klopp u shfaq më një tjetër ritëm, duke shënuar katër herë. Diego Jota dhe Darwin Nunez, realizuan nga një dopietë, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme ekipit.
Me këtë fitore, Liverpool, vazhdon i qetë në krye të Premier League, me 48 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se ndjekësit e Manchester City-t.



