
Trajneri Nevil Dede, duke analizuar fitoren e Tiranës, ndaj Egnatias u shpreh se bardheblutë vuajtën nga daljet nga krahët.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se Egnatia e kishte përgatitur keq ndeshjen, duke i luajtur në sulm Tiranës.
Tirana vuajti pak nga daljet nga krahët të kundërshtarit. Egnatia mundohej të ecte nga poshtë. Skuadrat e mëdha janë mësuar të vuajnë pak dhe më pas ia dalin. Hasani për mendimin tim nuk është një sulmues i pastër.
Është një 9 fals. Për mua, Tirana është një skuadër pragmatiste dhe shfrytëzon rastet. Egnatia e përgatiti keq ndeshjen. Nuk mund të luash dhe ta sulmosh Tiranën. Ne e kuptuam të gjithë, që Egnatia do luante në sulm, por nuk mund të sulmojnë çdo skuadër. Ka edhe strategji futbolli.



