Miqësorja e luksit, mes Spanjës dhe Portugalisë është mbyllur në barazim pa gola. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja kombëtaret, që iu afruan golit në disa raste, por pa sukses. Skuadra e Enrique u shfaq më kërkuese në fushë, duke tentuar në disa raste portën kundërshtare. Një miqësore kjo që përgatit kombëtaret, për të qenë gati për Europianin, që nis pak ditë më vonë.
Maqedonia e Veriut ka shkatërruar me rezultatin 4-0 Kazakistanin. Një prej golave të Maqedonisë e shënoi futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Trincovski në minutën e 57-të, Ristovski në minutën e 74-t dhe Churlinov në minutën e 76-të. Kujtojmë se kombëtarja e drejtuar nga Algelovski do të jetë pjesë e Europianit këtë verë.



