Armando Sadiku, vazhdon të shkëlqejë në Spanjë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Cartagena në La Liga 2.
Sulmuesi shqiptar ka qenë sërish protagonist me gol, në fitoren 2-0 që skuadra e tij regjistroi ndaj UD Ibiza.
Në minutën e 83 të takimit, Sadiku shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer një krosim nga e mbajtja, duke gjuajtur me kokë, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.
Ky gol i dha qetësinë Cartagena, pasi, më parë kishte shënuar Calero dhe skuadra renditet në vendin e katërt me 20 pikë.
Për Sadikun ky është goli i pestë sezonal në La Liga 2 dhe 31-vjeçari tashmë pret një ftesë nga trajneri Reja, për miqësoret e muajit nëntor.



