Mateo Retegui në listën e Atletico Madridit

Mateo Retegui në listën e Atletico Madridit

Ecuria e Mateo Reteguit tek Tigre vijon të impresionojë ekipet me emër.

Sipas ‘ Relevos ‘  edhe Atletico Madridi ka ndezur motorrët për sulmuesin , kontrata e të cilit me Tigren skadon në verë .

Duhet theksuar se kartoni i 23 vjeçarit i përket Boca Juniorsit dhe nëse drejtuesit e ‘’ Los Xeneises ‘’ nuk do të vendosin ta transferojnë në ‘’ La Bombonera ‘’, do ti hapej rruga ‘’ Los Colchoneros ‘’ për të nisur një eksperiencë të re në kontinentin e vjetër. 

Rendimenti i treguar në fushë ka impresionuar edhe trainerin Roberto Mancini, i cili e ka grumbulluar tek Italia por kryeqytetasit s’do ta kenë të lehtë sepse Mateo Retegui pretendohet edhe nga Interi.

Momentalisht La Liga  konsiderohet destinacioni më i mundshëm për lojtarin e lindur në San Fernando të Buenos Airesit , i cili deri në këtë moment numëron 6 gola në 9 ndeshje , në një kampionat tejet të vështirë siç është ai argjentinas dhe duhet shtuar se merkatoja e verës do të jetë tejet e rëndësishme për të ardhmen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy