
Përveç Sadio Mane dhe Kylian Mbappe, në përballjen mes Bayern Munich dhe PSG, mund të mungojë edhe Leo Messi.
Ky i fundit u dëmtua në ndeshjen ndaj Marseille dhe është në rrezik për ndeshjen në Ligën e Kampioneve.
Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, mungesa e Messit në fundjavë në kampionat është e sigurt, por shanset janë të mëdha që të mungojë edhe të martën ndaj Bayern Munich.



